Arsyet pse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë

Nga Class 24 June 2022

Arsyet pse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë

Nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Sipas Agroweb.org, pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre, që dëmtojnë lentet.

Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Arsyet pse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë

Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.

Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve. Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.

Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.

Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.

Arsyet pse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon