Një dedikim publik i Fifit për partnerin e saj, Adis Patushi, ka nxitur reagimin e Zhaklin Lekatarit në rrjetet sociale. Përkrah një fotoje me Adisin, Fifi shkruante:

“Përtej dashnisë! S’jemi të parët në jetët tona, por një gjë e di – ty do të ta dedikoj veten. Më fal që nuk jam rujt vetëm për ty, por një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashnia që e kërkova për vite me radhë. Të dua!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Përmes disa videosh në Instastory, gazetarja Zhalkin Lekatari e quajti deklaratën e Fifit një mesazh të gabuar për vajzat e reja, të cilat kuptojnë se duhet ta ruajnë veten për një person.

“Mirëmëngjes Fifi! Unë kam Zhaklin Lekatari, jam gazetare, dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde, me sa njerëz ke bërë seks. Ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke u mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. Dje u zgjova me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, -tha Zhaklin.

Zhaklin shtoi se fjalia “duhet ta kisha ruajtur veten për ty” është fjalia më e shëmtuar që mund të dëgjohet nga një grua në shekullin e 21-të.

“Të dëgjosh gra që promovojnë skllavërimin e tyre për mua është e trishtë. Është e trishtë se ne bëjmë një luftë dhe një punë të jashtëzakonshme për ta çliruar gruan dhe kur dëgjoj gra të cilat në vend që të punojnë pro, po punojnë kundra tyre duke promovuar skllavërimin dhe burgosjen e tyre, është për të vënë duart në kokë”, -shtoi Zhaklin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Deri tani Fifi nuk ka reaguar ende publikisht.