Zbulohet kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP do të mbahet nga ky vit edhe në Kosovë! Reality show pritet të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion, pasi u njoftua pak ditë më parë se janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me Banijay Rights.
View this post on Instagram
Sot, moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka konfirmuar se prezantimi i BBVIP Kosova i është besuar atij.
“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion & Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tremujor në "Big Brother VIP Kosova", me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar. Numërimi prapa ka nisur”, -ka shkruar Hamiti në profilin e tij në Instagram, duke e mbyllur postimin me shprehjen që pritet të jetë motoja e BBVIP Kosova, “Krejt sytë n’to”.
View this post on Instagram
Ende nuk është bërë i ditur asnjë emër që pritet të bëhet pjesë e edicionit të parë të reality show-t në Kosovë.



