3 mënyra natyrale për të pasur qerpikë të kthyer

Nga Class 28 June 2022

3 mënyra natyrale për të pasur qerpikë të kthyer

Një nga aksesorët e domosdoshëm për vajzat është edhe përdorimi i maskarës për të pasur qerpikë në formë perfekte. Qerpikët e kthyer tregojnë një pamje ndryshe dhe sy më të mëdhenj. Nëse jeni në nxitim apo kur udhëtoni nuk keni pasur mundësi të merrni çantën tuaj të make-up-it përsëri ka metoda që të rregulloni pamjen e fytyrës. Ja 3 prej tyre:

Duke përdorur gishtin

Fërkojini duart për të rritur nxehtësinë e gishtërinjve dhe më pas përdorni gishtin tregues për të kthyer qerpikët për afërisht 20 sekonda. Nuk ndodh ndonjë mrekulli, por të paktën ka një ndryshim të vogël.

3 mënyra natyrale për të pasur qerpikë të kthyer

Duke përdorur një lugë

Kjo metodë mund të jetë e rrezikshme prandaj kini kujdes. Ngrohni një lugë duke e mbajtur në ujë të nxehtë për pak sekonda. Përpara se të veproni, provojeni nxehtësinë e lugës në pëllëmbë, sepse nuk duhet të jetë shumë e nxehtë. Pastaj, jepuni formë qerpikëve duke e mbajtur lugën për afërsisht 10-20 sekonda.

3 mënyra natyrale për të pasur qerpikë të kthyer

Duke përdorur një shkop pambuku

Kjo metodë funksionon afërsisht njësoj si kur përdorni maskarën e qerpikëve, nëpërmjet furçës së gatshme. Madje, mund të lyeni qerpikët me rimelin tuaj dhe më pas t’u jepni formë nëpërmjet shkopit të pambukut. Do ta shihni që ka rezultat.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon