Vera nuk mund të jetë çdo vit e njëjtë për ju apo jo? Po kërkoni ta ndryshoni paksa pamjen e plazhit apo edhe atë të rutinës me të tjerë aksesorë? Një kapelë është një mënyrë shumë e thjeshtë për të shtuar pak, një detaj fashion që rri mirë me stilin dhe mbron nga rrezet e forta të diellit.

Po cilat janë modelet e kapeleve verore që duhet t'i keni për të filluar kombinimin me veshjet tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur?

Ka nisur një stil i vjetër i shkollës – ato që mund t’i keni ende në gardërobë që nga koha e artë e viteve të gjimnazit.

‘Bucket hats’

Kapelet në formë kove janë pa dyshim trendi më i popullarizuar i kapelave të verës. Për to ka opsione në çdo ngjyrë dhe model.

‘Besball hats’

Klasiket e përjetshme, kapelat e bejsbollit nuk dalin kurrë nga moda, por tani janë mjaft të përdorura. Mund ta vishni gjithmonë me veshjen tuaj të preferuar sportive. Mendoni për pantallonat dhe bluzat e gjera.

‘Gardening hats’

Kapelat e kopshtarisë përshtaten në mënyrë të përkryer edhe me formën e kokës suaj, edhe pse vijnë në një model më të gjerë.

‘Cowboy hats’

Variacionet që nuk dalin kurrë nga moda. Për verën e 2022 kapelet cowboy po përdoren gjerësisht. Zgjidhni stilet me nuanca neutrale dhe shmangni çdo element tjetër zbukurimi.