Eneda Tarifa surprizon përsëri këtë verë: Një hit veror me baza autentike arbëreshe!

Nga Class 24 July 2022

Eneda Tarifa surprizon përsëri këtë verë: Një hit

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me këngën “Cep Më Cep” në duet me Renis Gjokën, këngëtarja Eneda Tarifa ka vendosur të mos ndalet këtë verë vetëm me një këngë. Këtë të diel është publikuar videoklipi i këngës “Kjani Trima”, e publikuar premierë më datë 22 korrik në të gjitha platformat muzikore ndërkombëtare nga GO Digital Media.

Një këngë e vjetër arbëreshe, e më pas e trashëguar tek Arvanitasit në dedikim të Skëndërbeut, “Kjani Trima” vjen në një version të përpunuar me ritme dance për t’u vendosur në playlist-ën e hiteve verore të këtij sezoni, pa humbur elementet etnik, por dhe shqipen e vjetër.

Eneda Tarifa surprizon përsëri këtë verë: Një hit

“Kjani Trima” vjen pas një pune intensive prej afro 1 viti duke u finalizuar me publikimin e klipit, që është një ndërthurje e modernes dhe të shkuarës. Ndërsa nuk mungojnë elementet autentike shqiptare të veshjeve të kuruara deri në detaje nga Ardi Asllani.

Versioni remake u bë i mundur nga DON Production, nga puna e të talentuarëve Gramoz Kozeli dhe Klajv Kajno, dhe këmbënguljes së këngëtares e cila dëshironte ta sillte në një version të sajin dhe modern këngën e vjetër arbëreshe.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'ju ftojmë ta dëgjoni dhe shikoni videon në vazhdim dhe ta bëni pjesë të argëtimit tuaj këtë verë!

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon