Sa herë mendon pushimet në verë apo qoftë edhe një fundjavë për t’iu larguar zhurmës dhe rutinës, të fillon dhimbja e kokës kur mendon vendin që duhet të zgjedhësh, trafikun, çmimet, shërbimin (oh, janë një kokëçarje e përvitshme, ndonëse e domosdoshme, pa dyshim). Por me gjithë këto probleme të përvitshme, është e nevojshme ta çlodhësh pak veten në breg të detit... mundësisht sa më afër detit.
Vlora, pa dyshim, mbetet një prej qyteteve që çdo vit i ofron turizmit paketa gjithmonë e më konkurruese dhe joshëse, qoftë nëse zgjedhja është një fundjavë, pushime disaditore apo edhe më të gjata. Por edhe këtu, operatorët turistikë ndeshen me jo pak situata e problematika, kështu që nëse doni t’i shmangni, në Vlorë ka vetëm një zgjidhje dhe vetëm një emër – INN.
Një prej destinacioneve më të reja turistike që do ta zgjidhni pa mëdyshjen më të vogël. Arsyeja është shumë e thjeshtë – gjithçka që ofrohet është në cilësinë premium.
Hoteli
Është koha për ta lënë pas skepticizmin në shërbimin hotelier në Shqipëri. Inn Hotel ju bind plotësisht që çdo yll është me meritë, sepse çdo gjë që ofrohet është në cilësinë më të lartë.
Dhomat janë moderne dhe shërbimi është bashkëkohor. Komode dhe mikpritëse, dhomat janë të pajisura me gjithçka të nevojshme që jua bën çlodhëse dhe argëtues çdo ditë që kaloni. Aparatet televizive satelitore, gardërobë, ajër të kondicionuar, tavolinë shkrimi, telefon, free internet, ballkon me pamje nga deti, si dhe shërbimi në dhomë pa pagesë – gjithçka që ju nevojitet gjatë pushimit tuaj.
Dhomat deluxe dopio dhe katërshe, ofrojnë pamje fantastike nga deti dhe nga mali.
Restoranti
Oborri me lulishte, me një pamje të mrekullueshme nga deti është vëndi perfekt për të shijuar mëngjesin, darkën, madje edhe koktejlet e servirura nga bari i jashtëm i hotelit.
Në restorantin e Inn Hotel do të zbuloni vlerat e vërteta të gatimit tradicional shqiptar dhe atij mesdhetar. Pjatat vijnë të gatuara me përbërës të freskët dhe bio. Prodhimet e detit janë gjithashtu një tjetër specialitet i restorantit që vendoset në menunë e ditës në bazë të produkteve të siguruara nga varka e përditshme. Kombinimi i specialiteteve të ndryshme me traditat ju dhuron një shije të paharrueshme.
Plazhi
Një vend i mrekullueshëm që shtrihet në rrugën nacionale Vlorë – Orikum, ju ofron çdo shërbim. Plazhi i pastër dhe i qetë është ideal për pushimet në çift, me miqtë apo edhe me familjen. Veç pamjes fantastike që të ofron ky vend, në Inn Hotel do të gjeni pjesën më të mirë që ju ka munguar deri tani. Gjithçka për qetësinë, por edhe për argëtimin, jua servir ky vend dhe për aq kohë sa e zgjidhni, do t’ju bëjë të besoni se pushimet ideale nuk janë vetëm në rrjetet sociale – më të prekshme dhe më reale se kudo tjetër.