Nëse keni shumë pantallona në gardërobë, por nuk i vishni, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur. Nastácia Schacht, Drejtorja Kreative e Charth, ka ndarë për L'OFFICIEL pesë tendencat e pantallonave që ju duhen në gardërobë dhe si t'i veshësh ato gjatë gjithë vitit.
Lëkurë
Lëkura është e shkëlqyer për të transformuar çdo pamje. Përveç kësaj, kombinimet tërësisht lëkurë garantojnë një look prej fashionisteje. Për përditshmëri, kombinojini pantallonat me veshjet bazë dhe shtoni një pjesë të tretë, si një triko e thurur. Për natën, guxoni me veshjet që shkëlqejnë dhe palltot më të rënda. Kini parasysh se pantallonat prej lëkure duken bukur në çdo kohë të ditës.
Ngjyrat e guximshme
Moda e dopaminës është ndër tendencat e fundit, duke sjellë në plan të parë ngjyrat e gjalla. Nëse preferoni vetëm një ngjyrë të ndezur në pamjen tuaj, atëherë zgjidhni pantallonat me ngjyrë dhe kombinojini ato me veshje të tjera në ngjyra neutrale.
Pantallonat klasike
Pantallonat klasike janë perfekte si për të siguruar pamje serioze, por edhe trendy. Për të ruajtur formalitetin, pantallonat neutrale vishini me xhaketa oversized. Për një pamje më të gjallë, provoni një veshje njëngjyrëshe me to dhe rezultati do të jetë perfekt për jetën e përditshme dhe mund të përdoret si për në zyrë, edhe për të dalë.
Pantallonat e gjata
Pantallonat e gjata janë një veshje klasike që shkon në të gjitha stilet. Janë opsioni perfekt për ato që duan një veshje në trendy që do t’u zgjasë edhe këmbët, duke ofruar një pamje elegante dhe të sofistikuar. Përveç kësaj, mund t'i zgjidhni në pëlhura të ndryshme dhe të ndiqni trendin e ngjyrave, gjë që mund të sjellë një pamje mahnitëse në raste të ndryshme.
Detajet
Kur mendojmë për pantallonat, shpesh zgjedhim prerje tradicionale pa marrë parasysh detajet që ndihmojnë në krijimin e një veshjeje të pazakontë. Çarjet në fund e shndërrojnë pamjen në një diçka origjinale. Provoni t'i vishni me diçka më të gjerë për një kontrast voluminoz dhe përfundojeni look-un me një takë të hapur.