Nis ‘Sunny Hill Festival’, slogani ka një mesazh të madh për Kosovën

Nga Class 4 August 2022

Nis ‘Sunny Hill Festival’, slogani ka një mesazh të madh

Festivali i përvitshëm tashmë, i organizuar dhe drejtuar nga Dukagjin Lipa, ka nisur sot në orën 14.00 në Gërmi, Kosovë dhe do të mbahet deri më 7 gusht.

Në këtë rrugëtim katërditor, do të jenë pjesë shumë këngëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj, që do të ndezin skenën me hitet e tyre.

Këngëtarja Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë këtë të mërkurë dhe pritet të performojë sonte në natën e parë të festivalit.

Nis ‘Sunny Hill Festival’, slogani ka një mesazh të madh

Ndërkohë, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka publikuar edhe qëllimin e këtij viti, së bashku me moton “Më lër të lirë”. E gjithë fushata ka për qëllim të sensibilizojë të gjitha vendet evropiane për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me moton “Më lër të lirë” dhe me një byzylyk që pjesëmarrësit do të mbajnë në dorë përgjatë këtyre ditëve, festivali pritet të ndiqet nga mijëra njerëz, fansa të Dua Lipas, por edhe të shumë artistëve të tjerë pjesëmarrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Mes tyre, në skenë do të performojnë: J Balvin, Skepta, Diplo, Yll Limani, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Azet, Zuna dhe shumë artistë të tjerë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon