Djemtë e Britney Spears e kanë shmangur nënën e tyre për muaj të tërë, ka thënë babai i tyre, Kevin Federline.
Preston, 16 dhe Jayden, 15 vjeç, madje zgjodhën të mos merrnin pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari-n, pasi ylli 40-vjeçar i popit dominonte titujt kryesorë në media dhe postonte shpesh foto nudo të saj në internet, tha Federline për Daily Mail.
"Djemtë kanë vendosur të mos e takojnë atë tani. Ka disa muaj që e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj,” -tha Federline.
Ai i tha medias se ai dhe djemtë e tij ishin të mërzitur për një akuzë që Spears ngriti në Instagram në prill, ku ajo pretenfonte se Kevin refuzoi ta takonte kur ajo ishte shtatzënë me një nga djemtë e tyre.
Spears dhe Federline ishin të martuar nga viti 2004 deri në vitin 2006 dhe lidhja e tyre u pasqyrua në një reality show të quajtur "Britney and Kevin Chaotic".
Një vit pas divorcit të tyre, Spears pati një sërë problemesh publike teksa luftonte për kujdestarinë e fëmijëve. Ylli i pop-it u shtrua në spital disa herë, rruajti kokën, sulmoi paparacët dhe u detyrua të shkonte në rehabilitim.
Në vitet pas fillimit të konservatorit të urdhëruar nga gjykata, marrëdhënia e saj me djemtë ishte paqësore dhe e qëndrueshme, por kohët e fundit është përkeqësuar për shkak të gjërave të paspecifikuara që adoleshentët dëshmuan gjatë vizitave të tyre tek e ëma, tha Federline.
Prirja e Spears për të shfaqur trupin e saj nudo në internet nuk e ndihmoi marrëdhënien e tyre, sipas artikullit.
“Përpiqem t'u shpjegoj atyre: 'Shikoni, mbase kjo është vetëm një mënyrë tjetër që ajo përpiqet të shprehet.' Por është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme.”
Nga ana tjetër, Federline tha për Mail se mendonte se Jamie Spears donte ta ndihmonte Britney-n me konservatorin. Federline tha se shpresonte që Preston dhe Jayden të kishin një marrëdhënie të mirë me gjyshin e tyre.
Në qershor, Spears bleu një rezidencë në Los Anxhelos jo shumë larg vendit ku jeton Kevin me adoleshentët, gruan e tij Victoria, dy fëmijët e tyre dhe dy fëmijët e tjerë nga një marrëdhënie tjetër e mëparshme.
Por të qenit afër nuk ka ndihmuar aspak në rregullimin e marrëdhënies së Britney-t me fëmijët, tha Federline.