Receta e thjeshtë e fundjavës nga Erida Kabashi: Qofte kungulli në furrë

Nga Class 13 August 2022

Receta e thjeshtë e fundjavës nga Erida Kabashi: Qofte kungulli

Si fundjavë që është, të gjithëve na shkon mendja për diçka të mirë për të gatuar, por njëkohësisht të jetë një recetë e thjeshtë. Këtë herë kemi përzgjedhur t’ju sjellim një recetë nga Erida Kabashi, sepse askush nuk u thotë jo qofteve.

Përbërësit që ju duhen:

• 4-5 kungulleshka

• 50 gr djathë parmigiano

• 2 lugë gjelle bukë e grirë/ galetë

• 2 lugë gjelle miell

• 1 vezë

• Kripë

• Piper

• Vaj ulliri

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)

Mënyra e përgatitjes:

Grijmë kungujt në rende, i kriposim pak dhe i lëmë të qëndrojnë 10 minuta, në mënyrë që të lëshojnë ujin.

Pas 10 minutash i shtrydhim dhe i bashkojmë me përbërësit e tjerë. Formojmë qoftet dhe i vendosim në një tavë me letër furre dhe pak vaj ulliri, i spërkasim edhe sipër me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë për 20-25 minuta në 200 gradë, duke i kthyer në të dyja anët.

I shoqërojmë me kos grek ose salcë kosi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erida's Kitchen & Garden (@eridaskitchen)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon