Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të martohen sërish këtë fundjavë, zbulohen detajet

Dasma zgjat tri ditë

Nga Class 16 August 2022

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të martohen sërish këtë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po përgatiten për një ceremoni të dytë këtë fundjavë, e cila do të jetë vetëm për të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Sipas burimeve të Page Six, ceremonia e dytë e martesës, e cila vjen një muaj pas asaj në Las Vegas, do të nisë këtë të premte me një darkë private, dhe do të kulmojë të shtunën, ndërsa të dielën do të mbyllet me me një barbecue dhe piknik familjar.

Mësohet se Lopez pritet të veshë një fustan nga Ralph Lauren, të prodhuar në Itali, dhe revista prestigjioze ‘Vogue’ pritet të dokumentojë çdo detaj nga rrugëtimi i kësaj fundjave.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të martohen sërish këtë

Ceremonia 3-ditore do të organizohet në një rezidencë mahnitëse në Riceboro, Georgia, në pronësi të aktorit.

Pasuria e mrekullueshme përmban një rezidencë qendrore të projektuar me një plantacion mbi 4,000 hektarë, (sipas Homes And Gardens).

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të martohen sërish këtë

Pasuria elegante e Affleck, në fakt ka dalë në treg për t’u shitur nga aktori, si fillim në vitin 2018 për 8.9 milionë dollarë dhe një vit më vonë, në 2019, me një çmim më të ulët, 7.6 milionë dollarë.

Për fat, ylli i ‘Last Duel’ e hoqi pronën nga tregu në qershor 2020, sipas Radar, kështu që ajo tashmë është gati për t’i pritur për festën e dytë të dasmës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon