Të gjithë e dimë: rënia e flokëve është një realitet i frikshëm për shumë prej nesh. Pavarësisht nëse shkaku është stresi, gjenetika ose një gjendje mjekësore, është e tmerrshme të shohësh fijet e flokëve në krehër ose në dush. Ju mund të pyesni veten se kur do të ndalojë?

Menjëherë pas plazhit, ndoshta keni filluar edhe me trajtimet me barna apo suplemente që mund të gjeni në treg, të pretendojnë se mund të ndihmojnë rënien e flokëve, por prapëseprapë rezultati nuk është i duhuri.

Edhe pse hapi i parë më i mirë duhet të jetë vizita te një dermatolog për të folur për shqetësimet që keni dhe për të marrë një opinion profesional për rënien e flokëve, ilaçet natyrale gjithashtu mund të ofrojnë një përmirësim.

Dr. Harikiran Chekuri, MBBS, MS, specialist i transplantit të flokëve dhe shef mjekësor në ‘ClinicSpots’, rekomandon një maskë natyrale për rënien e flokëve.

Maskë me vezë dhe portokall

Së fundmi, një ilaç natyral për rënien e flokëve që ndoshta mund ta gjeni në frigorifer pikërisht në këtë moment: një maskë me vezë dhe portokall që aplikohet në flokë dhe skalp.

“Vezët janë një nga burimet më të mira të proteinave”,- thotë Dr. Chekuri. “Përveç kësaj, portokalli është i pasur me vitaminë C, e cila është e mirë për flokët tuaj. Kjo mund të jetë një maskë e shkëlqyer për flokët që mund ta bëni në shtëpi.

Përzieni të verdhën e një veze dhe lëngun e një portokalli. Përzierjen mund ta lini në flokë për rreth 30 minuta dhe më pas t'i lani. Mund të ndihmojë në reduktimin e rënies së flokëve dhe nxitjen e rritjes së flokëve të rinj.’

Mos harroni, gjithsesi, që gjithmonë të vizitoni një mjek përpara se të filloni ndonjë regjim të ri, përfshirë atë natyral. Marrja e më shumë njohurive mbi shkakun e rënies së flokëve mund t’ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje më të mirë dhe që është e duhura për ju.