Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka fituar çmimin Emmy të shtunën si ‘rrëfyesi më i mirë’ për serinë e dokumentareve ‘Parqet tona të mëdha kombëtare’, të transmetuara në Netflix.
Kompania e produksionit të Obamas, ‘Higher Ground’ ka realizuar serinë e dokumentarëve.
Ky çmim e liston ish-presidentin pranë grupit të rrallë që kanë fituar Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.
Obama ka marrë më herët edhe dy çmime Grammy, çmime të cilat e afrojnë atë një hap më pranë për t’u bërë një ‘Egot’, status që merret kur dikush ka një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.
Vetëm 17 persona kanë fituar statusin Egot deri më sot, duke përfshirë Mel Brooks, Audrey Hepburn dhe Jenifer Hudson.
Obama bëhet kështu presidenti i dytë amerikan në histori që fiton një Emmy, pas Dwight Eisenhower, në vitin 1956.
Obama fitoi çmimet Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij “The Audacity of Hope” dhe “Dreams from My Father”.