Aktorja Tiffany Haddish dhe komediani tjetër Aries Spears janë akuzuar së fundmi për abuzim seksual të dy fëmijëve.

Pasi lajmi pushtoi mediat, Haddish ka reaguar duke thënë se i vjen thellësisht keq që performoi në atë skeç vite më parë.

"E di që njerëzit kanë një mori pyetjesh. E kuptoj", shkroi Haddish në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram të hënën. "Unë jam aty me ju. Fatkeqësisht, për shkak se ka një çështje ligjore në vazhdim, ka shumë pak që mund të them tani."

Haddish dhe Spears janë akuzuar se kanë "manipuluar dhe ngacmuar" dy të mitur në atë kohë (vëlla e motër), sipas një padie të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit javën e kaluar.

"Jane Doe" dhe "John Doe" (emrat e vërtetë nuk tregohen për të mbrojtur privatësinë e tyre) ishin përkatësisht 14 vjeç dhe 7 vjeç, kur pretendojnë se Haddish dhe Spears i kishin marrë për të qenë pjesë në një video seksuale me incidente të veçanta në vitin 2013 dhe 2014, sipas ankesës, një kopje e së cilës u sigurua nga CNN.

"Ai nuk do të bjerë pre e diçkaje të tillë," tha Debra Opri, avokate e Spears, në një deklaratë për CNN.

Një avokat i Haddish tha për CNN se nëna e paditësve "ka disa vite që po përpiqet të japë këto pretendime false kundër Haddish".

"John Doe" pretendon se në verën e vitit 2014, Haddish u ofrua të oragnizonte dhe filmonte përmbajtjen e tij në shtëpinë e Spears. Haddish pretendoi se filmimi do të përdorej për të rezervuar Doe në Nickelodeon.

“Me informacion dhe besim, Haddish dhe Spears e hoqën viktimën 7-vjeçare nga motra e tij, e vendosën në katin e sipërm në një dhomë gjumi dhe e zhveshën fëmijën në të brendshme”, thuhet në padi. “Videoja titullohej “Përmes syve të pedofilëve” dhe tregon Spears duke epshuar mbi fëmijën 7-vjeçar dhe duke i fërkuar shpinën."

Haddish luante nënën e djalit në videon që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Në deklaratën e saj të hënën, Haddish shkroi se "...ndërsa ky skeç synohej të ishte komik, nuk ishte aspak qesharak - dhe më vjen shumë keq që pranova të luaja në të."

Haddish e përfundoi deklaratën e saj, duke thënë se mezi pret që të mund të ndajë më shumë për këtë situatë sa më shpejt që të mundet.