
Jonida Vokshi ka ngritur dyshime se mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka publikuar një video me një telefonatë të kryer nga produksioni. Në video shihet në sfond logoja e formatit dhe emri i telefonuesit “Big Brother”. Pasi telefoni hapet, dëgjohet një zë që thotë: “A je gati?”
Kjo ka ngritur dyshime se mos ndoshta Jonida do jetë pjesë e reality-show, por emri i saj është lakuar shpesh kohët e fundit.
Emrat që janë përfolur ende nuk janë bërë publikë nga produksioni, kështu që edhe për Jonidën mbetet të presim.
Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga Alaudini dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’ në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.

