Vdekja e Elizabeth II, Afrika e Jugut thirrje Britanisë të kthejë diamantin e Yllit të Madh 500 karatësh

Nga Class 16 September 2022

Vdekja e Elizabeth II, Afrika e Jugut thirrje Britanisë të kthejë

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, në Afrikën e Jugut po rriten thirrjet ndaj familjes mbretërore të Britanisë që të kthejë diamantin më të madh të njohur në botë. I njohur si Ylli i Madh i Afrikës ose Cullinan I, diamanti është prerë nga një gur i çmuar, më i madhi që u minua në Afrikën e Jugut në 1905 dhe iu dorëzua familjes mbretërore britanike nga autoritetet koloniale të Afrikës së Jugut. Aktualisht është montuar në një skeptër mbretëror që i përket Mbretëreshës.

Kërkesat për kthimin e Yllit të Madh të Afrikës dhe diamanteve të tjera, së bashku me thirrjet për riatdhesim janë intensifikuar që nga vdekja e Mbretëreshës. Shumë afrikano-jugorë e shohin blerjen e xhevahireve nga Britania si të paligjshme.

“Diamanti Cullinan duhet të kthehet në Afrikën e Jugut me efekt të menjëhershëm, tha aktivisti Thanduxolo Sabelo. Më shumë se 6,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke kërkuar që Ylli i Madh i Afrikës të kthehet dhe të shfaqet në një muze të Afrikës së Jugut.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon