Sumner Stroh, 23 vjeç, është një modele mjaft e njohur në Instagram me mbi 369,000 ndjekës – por orët e fundit numri i ndjekësve të saj po shtohet për shkak të një videoje virale të saj.

Ditën e djeshme, Stroh ngarkoi një video në TikTok duke pretenduar se ajo kishte pasur një lidhje 1-vjeçare me Adam Levine të Maroon 5. Levine është i martuar me modelen e Victoria's Secret, Behati Prinsloo, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

Në videon e saj, Stroh pretendon se ndihej "e shfrytëzuar" dhe "e manipuluar" nga këngëtari dhe ndau disa screenshote të mesazheve mes tyre.

Në mesazhe, Levine i thotë Stroh se ajo është joreale dhe shumë seksi.

"Në kohën kur isha më e re, isha naive," shpjegoi Sumner. “D.m.th, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. Dua të them, nuk isha në skenë siç jam tani, kështu që pa dyshim që u manipulova shumë lehtë.”

@sumnerstroh embarrassed I was involved w a man with this utter lack of remorse and respect. #greenscreen ? original sound - Sumner Stroh

Stroh pretendon se ajo u takua me Levine për rreth një vit dhe ndaloi së foluri me të për një periudhë të shkurtër, kur këngëtari e kontaktoi përsëri përmes Instagramit, siç tregohet nga një regjistrim i historisë së saj të njoftimeve në ekranin e telefonit të saj.

Mesazhi, që supozohet të jetë nga Levine, thotë:

“Në rregull, pyetje serioze. Unë po bëhem me një fëmijë tjetër dhe nëse është djalë, dua ta quaj Sumner. Është ok për ty? Shumë seriozisht.”

Gruaja e Levine njoftoi shtatzëninë e saj të tretë vetëm katër ditë përpara videos virale të Stroh, e cila po grumbullon shumë reagime në internet.