Nënë për herë të dytë, aktorja e njohur zbulon barkun e rrumbullakosur

Nga Class• 22 September 2022

Nënë për herë të dytë, aktorja e njohur zbulon

Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, ka qenë së fundi pjesë e festës së një marke parfumi dhe prej andej ka postuar edhe fotot e para të shtatzënisë së dytë. Hazal, si një ndër personazhet më të kërkuara të ekraneve, është edhe imazh i markës së njohur të parfumeve.

Nënë për herë të dytë, aktorja e njohur zbulon

Megjithatë, në fotot e para nga festa, e gjithë vëmendja e fansave ishte te barku, i cili tashmë është lehtësisht i dallueshëm.

Pak ditë më parë, Hazal Kaya publikoi lajmin se do të bëhet nënë për herë të dytë, madje ka zbuluar gjininë dhe emrin me të cilën do ta pagëzojë. Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Si mund të mos e zbuloja? Leyla po vjen...” duke zbuluar kështu gjininë dhe emrin e vogëlushes që do të vijë në jetë pas pak muajsh.

Nënë për herë të dytë, aktorja e njohur zbulon

Lumturisht e martuar me Ali Atay, aktorja e njohur është tërhequr për pak kohë nga projektet e reja dhe ofertat e produksioneve për të luajtur në seriale të reja, megjithatë është e lumtur që do të bëhet nënë përsëri.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon