Aurora Ramazzotti konfirmon se është shtatzënë në mënyrën më origjinale të mundshme

Nga Class 23 September 2022

Aurora Ramazzotti konfirmon se është shtatzënë në

Më në fund erdhi njoftimi! Pas zbulimeve, thashethemeve, zërave, këtë herë gjithçka është konfirmuar. Aurora Ramazzotti dhe Goffredo Cerza do të bëhen prindër për herë të parë.

Përmes një videoje në profilin e saj në Instagram, Ramazzotti ka dashur ta bëjë njoftimin në mënyrën e saj, me ironinë që e karakterizon dhe me një përmbledhje të vogël të të gjitha herëve që shtypi e ka bërë shtatzënë.

Aurora Ramazzotti konfirmon se është shtatzënë në

Të ftuar specialë të videos janë miqtë dhe familja e saj: nga Michelle Hunziker, te gjyshja, te Jonathan Kashanian, te Sara Daniele dhe Tommaso Zorzi, të cilët në fund e pyesin atë vetëm një gjë:

“Aurora, mos je shtatzënë?”.

Në përmbledhje, tituj të ndryshëm artikujsh të botuar ndër vite, që flisnin për shtatzëninë e saj hipotetike, deri më sot, 23 shtator 2022, që përkon me ditën kur ato që ishin vetëm fantazi bëhen realitet.

“Ne donim t'u kërkonim falje të gjithë miqve që duhej t'ua mohonim këtë muaj. Kur lajmi doli, nuk ishte ende koha për ta komunikuar publikisht. Kështu shkoi! Për ata që kuptojnë, për ata që dëgjojnë, për ata që shohin. Ju dua”, thuhet në mbishkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurora Ramazzotti (@therealauroragram)

Dhe tani, më në fund, Aurora dhe Goffredo mund t’i mirëpresin urimet!

LEXONI EDHE:

Aurora është shtatzënë! Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti, së shpejti gjyshër

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon