450 vjet më parë, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte parashikuar nga Nostradamusi?

Nga Class 25 September 2022

450 vjet më parë, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ishte

Duket e çuditshme, por edhe këtë herë ka hyrë në lojë Nostradamu, me teoritë e tij konspirative, të cilat kanë lënë vend për diskutim së fundmi.

Autori Mario Reading, ai që ka interpretuar veprën e Nostradamus, ka thënë se ai kishte parashikuar edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare. Sipas tij, parashikimi i Nostradamus është bërë mbi 450 vite më parë.

Shitjet e librit të astrologut francez u rritën brenda pak ditësh, që pas vdekjes së Mbretëreshës, më 8 shtator. Në ditët e para, u shitën vetëm 5 kopje, por deri më datë 17 shtator, numri i shitjeve arriti në 8 mijë kopje.

Nostradamus është përfolur shumë për parashikimin e shumë ngjarjeve të bujshme. Ai dyshohet të ketë parashikuar Zjarrin e Madh të Londrës, ardhjen e Hitlerit në pushtet si dhe dy luftëra botërore.

Astrologu dhe mjeku francez frymëzohej nga tekstet biblike dhe përvojat e tij të murtajës, me parashikimet e tij të fokusuara në urinë dhe pikëllimin. Më shumë se 400 vjet pasi Nostradamus botoi librin e tij, vepra e tij mbetet e njohur sepse parashikimet e tij janë plotësisht të hapura për interpretim.

Nostradamus parashikoi në vitin 1555 se ndryshimi i klimës do të bëhej aq i keq saqë temperaturat në rritje do të ‘përgjysmonin’ peshkun në det. Po ashtu, ai ka parashikuar se Toka do të goditet nga një goditje asteroidi, duke shkaktuar vdekje masive.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon