Reperi Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold Ag, është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur, ai e ka ndarë me të gjithë miqtë në profilin e tij social, pasi ka postuar foton e parë me djalin e sapolindur.
“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prapë na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot m’i mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti, me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril, por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri- tjetrin. O Allah, o Zoti im, më bëj rob falenderues dhe bëji djemtë e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashkë me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit. 26 Shtator 2022”-, shkruan reperi në Instagram në krah të fotos së parë me të birin.
View this post on Instagram
Gold Ag dhe partnerja e tij Ermira, u bënë prindër për herë të parë nëntorin e 2020-ës, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Gueril.