‘E kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin’, Cindy Marina zbulon raportin me Jozefina Topallin

Nga Class 27 September 2022

‘E kam takuar shumë më parë se të takoja

Cindy Marina e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka zbuluar më tepër rreth marrëdhënies së saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Ajo ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është shumë mbështetës.

‘E kam takuar shumë më parë se të takoja

E ngacmuar nga Rudina, Cindy ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ajo tha se e  ka njohur Jozefinën para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur  familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”.

Po nëse e mendon në një raport më të afërt nuse – vjehërr, si e shikon veten përballë saj?

Për këtë Cindy Marina thotë: “Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon