Ushqimet më të këqija që të rëndojnë stomakun në darkë, sipas mjekëve

Nga Class 28 September 2022

Ushqimet më të këqija që të rëndojnë stomakun

Të është dukur ndonjëherë sikur xhinset janë një numër më i vogël pasi ke ngrënë? Në një rast si ky, shanset janë që të kesh fryrje stomaku. Ndjesia e fryrjes nuk është asnjëherë e mirë dhe mund të të bëjë të ndihesh e plogësht dhe e pafuqishme. Sipas nutricionistëve, janë disa ushqime që të shkaktojnë gjithmonë fryrje barku.

Ushqimet më të këqija që të rëndojnë stomakun

Fasulet

Për fasulet nuk është gjë e re. Dihet që ato shkaktojnë fryrje stomaku. Ato përmbajnë fibra të patretshme, të cilat janë shkaktaret kryesore të fryrjes së stomakut. Për ta shmangur këtë ndjesi, dietologia Julia Greer rekomandon lënien në ujë një natë më parë, në mënyrë që të zbuten fibrat.

Perimet

Disa lloje perimesh janë të njohura që shkaktojnë fryrje. Lakra, brokoli, lulelakra përmbajnë një lloj karbohidrati të patretshëm në trupin tonë. Greer thotë se kjo shkakton fryrje. Këshilla më e mirë në këto raste është t’i pjekësh perimesh në mënyrë që t’i bësh më të lehta për t’u tretur.

Ushqimet më të këqija që të rëndojnë stomakun

Kosi

Edhe kosi njihet për përmbjatjen e lartë të probiotikëve, të cilët janë shumë të mira për stomakun, por disa mund të sjellin më shumë dëme. Kosi me përmbajtje të lartë laktoze mund të shkaktojë fryrje stomaku sipas Julia Greer. Për ta shmangur, zgjedhja më e mirë është kosi grek, me pak ose fare pa yndyrë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon