‘Tri minuta, si tre vjet’, Erik Lloshi tregon momentet e tmerrit në skenë

Nga Class 30 September 2022

‘Tri minuta, si tre vjet’, Erik Lloshi tregon momentet e tmerrit

Erik Lloshi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ai tregoi për eksperiencën e tij në “Këngën Magjike”, ku është rikthyer në konkurrim pas 9-vitesh mungesë. Këtë herë ai konkurron me një këngë ritmike “Zanë moj”, e cila i kushtohet dashurisë.

Eriku ndau me publikun edhe disa nga momentet e tij më të vështira në skenë, momente të cilat, sa herë i kujton, ndihet keq. Këngëtari ka fobi nga lartësitë dhe në performancën e tij te “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve, ku do këndonte së bashku me Anxhela Peristerin, e kapi paniku që te shkallët që ishin pa mbajtëse.

‘Tri minuta, si tre vjet’, Erik Lloshi tregon momentet e tmerrit

Eriku tregoi se ishte një moment kur ndjeu t’i errej shikimi, madje i filloi edhe aritmia, por gjithsesi performancën nuk e la. Madje, edhe pse Anxhela Peristeri kishte dashur të ndalonin, ai kishte dashur të vazhdonin dhe i kishte thënë “nëse do e lë frymën e fundit, le ta lë në skenë”.

"Sa herë e kujtoj, djersë të ftohta më shkojnë edhe tani. Është një histori që shumë pak veta mund ta finalizojnë një 3 minutësh, të cilat të duken si 3 vjet. Si një moment që nuk mbaron kurrë! Unë kam një fobi ndaj lartësive dhe në momentin që po diskutoja me producentin e Këngës Magjike që do zbrisnim nga shkallët, mua që aty më kapi paniku, se shkallët nuk kishin mbajtëse. Duke zbritur në momentin që njofton Arditi që ishte live, pa regjistrim në Pallatin e Kongreseve, mua më kapi paniku dhe aritmia e zemrës dhe kur kam zbritur poshtë, i thashë Anxhelës që unë nuk shikoj. Kjo nuk është në YouTube, se kanë qenë momente jo të mira të miat.

Edhe në Pallatin e Kongreseve e kanë vënë re të gjithë. Në atë moment më errën sytë, më bie tensioni. Anxhela donte ta ndërpriste këngën. Unë i thashë vazhdojmë, nëse do e lë frymën e fundit le ta lë në skenë. Po nuk e ndalova këngën”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon