Tetori nis me shi, por moti ndryshon javën e parë të muajit

Nga Class 1 October 2022

Tetori nis me shi, por moti ndryshon javën e parë të muajit

Sipas sinoptikanëve, Shqipëria do vijojë të jetë nën ndikimin e rrebesheve të shiut, kryesisht në Ultësirën Perëndimore gjatë kësaj fundjave, por do të ndryshojë ditët e para të javës së ardhshme.

Reshjet e shiut do të jenë më të fokusuara pjesërisht në zonat veriore dhe qëndrore, por kemi intensifikim të reshjeve në zonat qendrore nga lumi Mat në lumin Osum, ku reshjet herë pas here do të jenë në formën e rebesheve” – tha për Tv Klan sinoptikani Hakil Osmani.

Moti bën kthesë më të dukshme pas të martës, ku temperaturat pritet të rriten mbi 26 gradë.

Nga dita e diel dhe në vijim, kemi përmirësim të kushteve të motit, orë të shumta me diell, por mbeten prezente vranësirat kalimtare, të cilat do të krijojnë mundësi edhe për reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Temperaturat mbeten prezente deri të martën. Më pas, kemi rritje graduale të tyre".

Java e parë e tetorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, pasi temperaturat janë 3 gradë mbi normalen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon