Fansat shpjegojnë kuptimin e mesazhit të fundit të Shakiras

Nga Class 7 October 2022

Fansat shpjegojnë kuptimin e mesazhit të fundit të Shakiras

Postimi i fundit që Shakira ka postuar në rrjetin social Twitter ka habitur jo pak ndjekësit e saj, por njëkohësisht edhe i ka vënë në punë ata për të gjetur çfarë kuptimi ka dhe kujt po i drejtohet. “Nuk ishte faji yt”,- shkruan këngëtarja dhe të gjithë janë të bindur që i adresohet Pique.

Këngëtarja kolumbiane, përmes një videoje të fundit shkroi “Nuk ishte faji yt”, pas një makine shkrimi në sfond. E mistershme?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

Për fansat e artistes jo. Ata janë të bindur se mesazhi i Shakirës ishte në adresë të futbollistit të njohur, i cili nuk e ka pritur mirë as intervistën e fundit të ish-bashkëshortes së tij për “ELLE”.

Fansat shpjegojnë kuptimin e mesazhit të fundit të Shakiras

Mund të them vetëm se unë vendosa gjithçka që kisha në këtë marrëdhënie dhe në familjen time, Gerard, si futbollist, donte të luante futboll dhe të fitonte tituj, dhe unë duhej ta mbështetja. Vendosa karrierën time prapa, erdha në Spanjë që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj, ishte një akt dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë të pranishme dhe unë kam një lidhje të pabesueshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban” – tha mes të tjerave Shakira.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon