
Ditëlindja e Arta Nitajt ka bërë që në ekranin e spektaklit “Dance Albania” të shfaqet këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, mikeshë e ngushtë e saj. Nën tingujt e një prej këngëve të saj më të pëlqyera “Happy Birthday”, Dafina i uroi mikeshës së saj ditëlindjen, e cila përkoi edhe me performancën e saj këtë të hënë në ‘Dance Albania’.

Por produksioni kishte përgatitur edhe një surprizë tjetër për Artën. Një urim tjetër me fjalë zemre dhe në ekran u shfaq në një video mamaja e Artës, e cila gjithashtu i uroi së bijës ditëlindjen, duke e bërë Artën të përlotet: ‘Arta ime, e vogla ime. Që kur ke lindur, ke qenë e destinuar për të qenë lezeti i familjes sonë, kripa, sheqeri. Sot vazhdon po njësoj, vetëm se unë të kam larg e mezi pres të më vish në shtëpi për teë ma zbukuru jetën. Edhe 100 e vogla ime!’
View this post on Instagram
