Alaudin Hamiti tregon arsyen pse vendosi ta prezantojë BBVK me Jonida Vokshin

Fillimisht ishte menduar që Alaudin Hamiti të ishte vetëm në prezantimin e edicionit të parë të Big Brother VIP në Kosovë, por më vonë plani ndryshoi dhe u vendos që përkrah tij të jetë edhe Jonida Vokshi. Si erdhi ky vendim, Alaudini e ka treguar sot gjatë një interviste për "ABC-ja e Mëngjesit".
“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe [ishte një mënyrë] për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe çmimet Oscar me të”, -tha Alaudini.

Ndërsa pak kohë më parë, Jonida rrëfeu se e kishte pritur ftesën me shumë qejf dhe dëshirë. Po ashtu, moderatorja siguroi se do të jetë një super spektakël.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur një datë për fillimin e reality show-t.
View this post on Instagram



