Ekaterina Dubenik, bukuroshja nga Bjellorusia, ishte e ftuar para pak kohësh në emisionin “Rudina”, në Tv Klan si një prej shumë vajzave të bukura konkurrente në Miss Globe 2022, ndërsa u rikthye me kurorën mbi kokë, pasi në këtë garë u vlerësua me çmimin “Miss Golden Girl”.  

Këtë të enjte, e ftuar te “Rudina”, së bashku me partnerin e saj që prej një viti, i cili është  gazetari i Tv Klan, Klinton Zeqiraj. Së bashku ata kanë treguar se si ka nisur historia e tyre e dashurisë dhe po ashtu kanë rrëfyer se çfarë shkakton më shumë “zënka” në marrëdhënien e tyre tani. Gazetari ka treguar se kur ishin larg, ai bëhej shumë xheloz, pasi sipas tij distanca sjell xhelozi të tepruara.

Jemi njohur te biznesi im që kemi në Sarandë. Ekaterina punonte në një agjenci turistike, fliste për guidën, Ksmailin, për plazhin në Sarandë dhe apartamenti që kjo qëndronte me vajzat e tjera nga Bjellorusia ishte afër supermarktetit tim. Dhe vinte çdo ditë. Dhe unë sa e pashë, thashë “kjo është… Ishte vërtet si dhuratë. Fillova të flisja me të çdo ditë. I dhurova lule për herë të parë, s’kisha dhuruar ndonjëherë, por kjo ma dha atë impaktin” – tregoi Klintoni, pa fshehur që edhe mes tyre ka zënka, si në ccdo ccift.

Edhe zihemi, se në çdo çift nuk është çdo gjë  vaj. Ekatrerina është shumë tip i qetë, të kupton për çdo gjë. Unë jam ndonjëherë grindavec, pak mistrec”.

Kam qenë shumë xheloz më përpara, në kohën kur kishim lidhje në distancë, se edhe lidhjet në distancë kanë atë të vetën, që krijohen xhelozi të tepruara. Tani zihemi pse s’ke bërë punët e shtëpisë, se është pak dembele kjo...” shtoi ai me të qeshur.