Qofte me patate, një recetë e thjeshtë dhe e shijshme nga Sosela Ndina

Nga Class• 4 November 2022

Qofte me patate, një recetë e thjeshtë dhe e shijshme nga Sosela

Nëse po mendoni të gatuani diçka të shpejtë dhe të shijshme, atëherë ju sugjerojmë qoftet me patate. Këtë recetë e ka ndarë Sosela Ndina në profilin e saj @sunnykitchen_ dhe ne po e risjellim për ju më poshtë.

Përbërësit që ju duhen:

500 gr patate

2-3 qepë të njoma të prera hollë

100 gr djathë kackavall të grirë

50 gr djathë të bardhë të thërrmuar

2 vezë, të rrahura lehtë

1/2 gotë me majdanoz dhe kopër, të grira hollë

1/4 lugë çaji nenexhik (opsional)

60 gr miell

Kripë e piper

Vaj luledielli ose ulliri për skuqje

Qofte me patate, një recetë e thjeshtë dhe e shijshme nga Sosela

Mënyra e përgatitjes:

Pastroni patatet nga lëkura dhe i zieni sa të zbuten. Shtypini me shtypëse patatesh dhe lërini të ftohen plotësisht.

Më pas i bashkoni me të gjithë përbërësit e mësipërm, përveç vajit, dhe punoni me duar sa të lidhen përbërësit. Njomni duart me ujë dhe ndani toptha nga brumi duke i dhënë formë të sheshtë.

Nxehni 2 gisht vaj në një tigan që nuk ngjit dhe në momentin që do të vendosni qoftet të skuqen ulni nxehtësinë në mesatare drejt të ultës. Lërini të skuqen sa të marrin faqe mirë dhe më pas i ktheni në anën tjetër. Vendosini në një pjatë me letër thithëse që t’u ikë yndyra e tepërt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sosela (@sunnykitchen_)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon