Bradley Cooper dhe Irina Shayk po afrohen gjithnjë e më shumë. Të dy u panë të hënën në qytetin e Nju-Jorkut, teksa nxirnin qentë për shëtitje dhe, në një moment, duke vënë krahët rreth njëri-tjetrit.

Një burim i afërt me supermodelen tha për PEOPLE se ajo dhe Cooper “kanë qenë beqarë dhe kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku".

"Irina është shumë e lumtur që kalon kohë me Bradley-n. Ajo e do shumë atë," thotë burimi.

Shayk dhe Cooper fillimisht nisën të takoheshin në pranverën e 2015 dhe mirëpritën një vajzë, Lea De Seine, në mars 2017. Dy vjet më vonë, dyshja u ndanë pas katër vitesh së bashku.

“Pasi u ndanë, asaj i mungonte ai”, thotë burimi për PEOPLE për Shayk dhe Cooper. “Ajo ndihet shumë krenare se si ata kanë mundur të shkojnë mirë dhe të bashkëprindërojnë për vajzën e tyre të bukur. Irina pëlqen të shikojë Bradley-n me vajzën e tyre. Ai është një baba i mrekullueshëm. Ajo do të donte që ata të ishin sërish bashkë”.

Në fakt, në fotot e fundit duket qartë që ata nuk po sillen si dy ish-partnerë, por shumë më të afërt se aq.

Rikujtojmë se këtë verë, Bradley dhe Irina i kaluan pushimet së bashku, të shoqëruar edhe nga vajza e tyre.