Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga dasma luksoze

Nga Class 13 November 2022

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Tiffany Trump dhe Michael Boulos janë martuar zyrtarisht.

Ish-presidenti Donald Trump shoqëroi vajzën e tij 29-vjeçare në altar dhe e puthi në faqe para se ajo të shkëmbente betimet me bashkëshortin e saj 25-vjeçar, në Mar-a-Lago të shtunën.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Tiffany mbante veshur një fustan nusërie me mëngë të gjata dhe me rruaza nga Elie Saab, ndërsa altari ishte zbukuruar me një aureolë me lule blu, rozë dhe të bardha, që përputhej me fustanet blu të çelët të shoqërueseve të nuses.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Edhe gjysmë-motra e Tiffany-t, Ivanka Trump, mbante veshur një fustan blu.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, vajza e tyre 11-vjeçare, Arabella dhe djemtë, Joseph Frederick, 9 vjeç dhe Theodore James, 6 vjeç, u panë duke shkrepur disa foto familjare jashtë vendit të ngjarjes.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Gjysmëvëllai më i madh i Tiffany-t, Eric Trump, bëri gjithashtu disa foto me familjen e tij – gruan Lara Trump dhe fëmijët e tyre, djalin Eric, 5 vjeç dhe vajzën Carolina, 3 – përpara se të niste ceremonia.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Edhe pse dasma luksoze e Tiffany-t në dukje ishte perfekte, procesi i planifikimit nuk ishte aq i qetë. Vetëm disa ditë para ngjarjes së madhe, dasma u rrezikua për shkak të uraganit Nicole, që goditi Floridan në fillim të kësaj jave dhe mbylli Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach, gjë që ndikoi se kush do mund të fluturonte për ditën e madhe të çiftit.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Tiffany dhe Boulos u takuan në vitin 2018 ndërsa ai studionte në City University të Londrës dhe ajo ishte me pushime në Evropë.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Boulos, familja e të cilit zotëron një konglomerat kompanish shumë miliarda dollarëshe, më pas i propozoi Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në janar 2021.

Vajza e Donald Trump kurorëzon dashurinë me martesë. Detajet nga

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon