Pas ndarjes nga Tom Brady, Gisele Bündchen në një lidhje të re?

Nga Class 17 November 2022

Pas ndarjes nga Tom Brady, Gisele Bündchen në një lidhje të

Gisele Bündchen u pa duke darkuar sërish me instruktorin e saj të arteve marciale Joaquim Valente, teksa është me pushime në Kosta Rika.

Në një foto të siguruar nga Entertainment Tonight, modelja 42-vjeçare po ecte në krah të Valente-s e veshur me një bluzë të shkurtër dhe pantallona të zeza. Dyshja shoqërohej gjithashtu nga fëmijët e Bündchen - Benjamin, 12 vjeç dhe Vivian, 9 vjeç - dhe vëllai i mësuesit të jiu-jitsu, Jordan.

Pas ndarjes nga Tom Brady, Gisele Bündchen në një lidhje të

Ish-engjëlli i Victoria's Secret u pa duke darkuar me Valente-n gjithashtu në fillim të kësaj jave. Megjithatë, edhe pse modelja është beqare pas finalizimit të divorcit nga Tom Brady në tetor, dalja nuk ishte romantike.

"Gisele dhe Joaquim nuk janë lidhur," tha një burim për ET. "Joaquim dhe vëllai i tij, Jordan, janë mësues të arteve marciale të Gisele dhe djalit të saj."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gisele Bu?ndchen (@gisele)

Një burim i tha Us Weekly se Bündchen dhe bashkëthemeluesi i Valente Brothers punuan së bashku në një sesion fotografik për revistën Dust në vitin 2021 dhe njihen prej dy vitesh.

Modelja braziliane dhe Tom Brady njoftuan ndarjen e tyre muajin e kaluar pas më shumë se një dekade martesë.

Pas ndarjes nga Tom Brady, Gisele Bündchen në një lidhje të

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon