Publiku vendos! Eurovision 2023, ndryshime të mëdha në votim

Nga Class 22 November 2022

Publiku vendos! Eurovision 2023, ndryshime të mëdha në votim

Eurovision 2023 do të vijë me ndryshime të mëdha. Unioni Evropian i Transmetuesve ka deklaruar ndryshime në votim në konkursin e këtij viti në Liverpool. Dhe për herë të parë në historinë e Eurovizionit, votimi po bëhet global. Në mbarë botën, shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë online për këngët e tyre të preferuara.

Po ashtu, kualifikimet për gjysmëfinale do të përcaktohen me votim 100% të publikut. 

Sipas ndryshimeve të reja, votimi i jurisë për gjysmëfinale anulohet. Vetëm votimi i publikut do të vendosë vendet që kualifikohen për finalen e madhe, në vend të një kombinimi të votave të jurisë dhe publikut – sistem që ishte vendosur që nga viti 2009.

Ndryshimi u mirarua sot, më 22 nëntor.

Megjithatë, juria profesioniste do të thotë fjalën e saj në finale. Rezultatet e televotimit dhe jurisë do të kombinohen për të përcaktuar fituesin e Eurovision Song Contest 2023.

Burimi: Wiwibloggs

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon