Marka prestigjioze e modës, Balenciaga, ka kërkuar falje dhe ka tërhequr fushatën e festave të fundvitit, pasi ngjalli reagime të mëdha në mediat sociale.

Në këtë reklamë shfaqen dy vajza të vogla, që mbajnë arusha pellushi, të lidhur me disa litarë që u konceptuan si veshje robërie.

Por nuk mbaron këtu, një kritik i modës ka nxjerrë në pah një tjetër foto nga e njejta fushatë që tregon disa dokumenta të vendosura nën një çantë Balenciaga.

Dokumentat duket se janë një çështje gjyqësore për pornografinë e fëmijëve.

Në një deklaratë të postuar në Instagram Stories, Balenciaga kërkoi falje për ofendimin e shkaktuar nga reklamat, të cilat shumë i quajtën 'të neveritshme' dhe 'abuzuese' në internet, duke thënë:

"Ne kërkojmë një falje të sinqertë për çdo ofendim tonin. Çantat tona prej pellushi nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë. Ne e kemi hequr menjëherë fushatën nga të gjitha platformat."