Nëntori mbyllet me ulje temperaturash dhe reshje dëbore

Nga Class 24 November 2022

Nëntori mbyllet me ulje temperaturash dhe reshje dëbore

Duke nisur nga sot dhe deri në fund të nëntorit do të kemi një përmirësim të dukshëm të situatës së motit, por ulje të temperaturave. Meteorologia Lajda Porja tha për Tv Klan se reshjet do të jenë prezente sot në sasi shumë të pakëta, ndërsa parashikohet që në ditët vijuese të ketë reshje të izoluara.

“Ka përmirësim të dukshëm për sa i përket situatës së reshjeve, duke sjellë dhe tërheqjen graduale të ujërave që kanë përfshirë zonat perëndimore, po ashtu dhe disa zona në qendër. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm duke bërë që të shfaqen reshjet e dëborës, të cilat do të jenë në sasi të paktë. Mbyllet nëntori me temperatura më të ulëta seç duhet të shënojë”, -u shpreh Porja.

Më tej, meteorologia shpjegoi se data 27 dhe data 28 do të sjellin reshje dëbore në disa zona. Megjithatë, nuk do të ketë probleme me bllokimin e rrugëve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon