EmRata dhe Pete darkojnë me miqtë dhe fotoja u bë virale para se të fshihej

Nga Class 24 November 2022

EmRata dhe Pete darkojnë me miqtë dhe fotoja u bë virale para se

Pete Davidson mori pjesë në një darkë miqsh me Emily Ratajkowski-n.

Shefja e markës së Bumble, Selby Drummond, ndau një foto në Instagram ku shfaqej EmRata dhe Davidson të ulur në tryezë me disa të ftuar të tjerë gjatë një feste të Thanksgiving.

Modelja u etiketua në foton tashmë të fshirë, që u ripostua nga faqja e thashethemeve në Instagram, Deux Moi.

EmRata dhe Pete darkojnë me miqtë dhe fotoja u bë virale para se

Takimi i rastësishëm mes miqsh është parë si një shenjë se gjërat janë bërë edhe më serioze mes çiftit të famshëm.

Emily dhe Pete ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë në fillim të këtij muaji, kur u panë duke u kapur për dore ndërsa ishin në një takim në Brooklyn. Dhe javën e kaluar, lidhja e tyre u konfirmua kur një burim i tha Us Weekly se ata ishin takuar prej disa muajsh dhe fotot e tyre duke u përqafuar poshtë shtëpisë së Pete bënë xhiron e rrjetit.

EmRata dhe Pete darkojnë me miqtë dhe fotoja u bë virale para se

EmRata dhe Pete darkojnë me miqtë dhe fotoja u bë virale para se

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon