Qytetet më të shtrenjta për të jetuar në vitin 2022

Nga Class 1 December 2022

Qytetet më të shtrenjta për të jetuar në vitin 2022

Duket sikur çdo muaj kur vijnë faturat e shtëpisë, ne ankohemi se si është rritur sërish kostoja e jetesës. 

Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës Botërore të këtij viti, të publikuar nga Njësia e Inteligjencës Economist (EIU), kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.

Me fjalë të tjera, jo, nuk jemi vetëm ne.

"Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe politikave të Kinës me Covid, kanë shkaktuar probleme të zinxhirit të furnizimit që, të kombinuara me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet e kursit të këmbimit, kanë rezultuar në një krizë të kostos së jetesës në të gjithë botën." -Upasana Dutt, kreu i kostos së jetesës në mbarë botën në EIU, tha në një deklaratë për media.

EIU krahason më shumë se 400 çmime në më shumë se 200 produkte dhe shërbime në 172 qytete. Ata anketuan një sërë biznesesh, si ato të nivelit të lartë ashtu edhe të ulët, për të kuptuar se si çmimet janë luhatur në ndryshim nga viti kaluar.

Në listën e publikuar në qershor, Hong-Kongu mbante “fronin” e qytetit më të shtrenjtë, për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Nju-Jorku në vendin e dytë. 

1. New York dhe Singapore 

3. Tel Aviv, Israel

4. Hong Kong dhe Los Angeles 

6. Zurich, Switzerland

7. Geneva, Switzerland

8. San Francisco, California

9. Paris, France

10. Copenhagen, Denmark

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon