Do dënohet Granit Xhaka për fanellën ku shkruhej “Jashari”? Media zvicerane zbulon vendimin e FIFA-s

Nga Class 5 December 2022

Do dënohet Granit Xhaka për fanellën ku shkruhej

Granit Xhaka vijon të jetë kryefjalë e mediave dhe jo vetëm prej super formës që ylli me origjinë shqiptare po kalon këtë sezon. Por, për polemikat e krijuara pas ndeshjes së Zvicrës me Serbinë në fazën e grupeve në 'Kupën e Botës' në Katar.

Pas përplasjeve me lojtarët serbë, gjatë ndeshjes, pas saj Xhaka u pa duke veshur një bluzë ku shkruhej "Jashari". Gjë që është 'denoncuar' nga serbët që ee kanë cilësuar këtë si një provokim. Kështu, Xhaka u vendos sërish nën radarët e FIFA-s duke rrezikuar gjobitjen.

Do dënohet Granit Xhaka për fanellën ku shkruhej

Por, sipas prestigjozes zvicerane “Blick”, FIFA do dënojë në fakt Federatën Serbe të Futbollit.

Kjo pasi mund të ketë pasur shkelje të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjeve me Zvicrën. Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me ndryshimet e këqija nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në ndeshje.

Sipas të gjitha informacioneve të “Blick”, nuk do të ketë asnjë ndëshkim ndaj Zvicrës apo kapitenit të tyre Granit Xhaka.

Kujtojmë se katër vite më parë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri iu nënshtruan një procesi të gjatë hetimi pasi bënë shqiponjën me duar në ndeshjen Zvicër-Serbi në Kupën e Botës në Rusi dhe u gjobitën nga FIFA.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon