Këto janë 5 zonat e kuqe në Tiranës, ku shpërndahet më shumë lënda narkotike

Nga Class 5 December 2022

Këto janë 5 zonat e kuqe në Tiranës, ku shpërndahet

Policia ka evidentuar 5 zonat më problematike ku shpërndahen lëndë narkotike në Tiranë. Alliasi është një nga zonat periferike të kryeqytetit që cilësohet si zonë e kuqe ku tregtohet apo shpërndahet lënda narkotike. Me rrisk janë edhe Kombinati, Lapraka, ish-parku i autobusëve dhe zona e Freskut.

Sipas të dhënave të policisë, në 11 muaj ka rezultuar se të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë 1180 persona. 311 prej tyre janë arrestuar për kultivim, shitje, shpërndarje apo dhe trafik të lëndëve narkotike. 859 persona të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë dhe 10 autorë vijojnë të jenë të shpallur në kërkim.

Në jo pak raste, ka rezultuar se lënda narkorike e llojeve të ndryshme, si kokainë, heroinë e kanabis, është shitur në doza të vogla, e kryesisht kanabisi edhe në afërsi të shkollave. Kryesisht, personat e përfshirë në shitjen e drogës në doza të vogla kanë rezultuar adoleshentë.

Gjatë operacioneve të polici, në disa prej të cilave janë bërë edhe blerje të stimuluara me agjentë të infiltruar, janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, 126 kg kanabis, rreth 7 kg kokainë, dhe doza heroine.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon