Fundi i Gigi Hadid është përgjigjja se si të dukemi 'chic' edhe kur bën ftohtë

Nga Class• 10 December 2022

Fundi i Gigi Hadid është përgjigjja se si të dukemi

Vjeshta mund të ketë ikur, por Gigi Hadid ende nuk po i largohet stilin të kësaj stine. Sot, modelja u pa e veshur, e veshur me një xhaketë lëkure, një triko bojëqielli me lule të verdha dhe në vend të pantallonave, Hadid zgjodhi një fund të zi maxi me një të çarë deri në kofshë.

Ajo e kombinoi fundit me një palë çizme lëkure deri tek gjuri.

Fundi maxi ka qenë i preferuari i sezonit të kaluar. E kemi parë, veçanërisht në xhins, në pasrelat e pranverës 2023 të Masha Popova dhe MM6 Maison Margiela. Vetë Hadid gjithashtu e ka veshur shumë herë, duke përfshirë edhe veshjen e saj për ditëlindjen e Bella-s, kur ajo veshi një fund xhins vintage dhe triko mëndafshi nga Roberto Cavalli. 

Në këtë rast për fundin mund të themi, sa më i gjatë, aq më mirë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon