
Festivali i 35-të i Këngës, solli një ngjarje të bukur të muzikës së lehtë shqiptare bë 1996. Një festival i cili u mbajt mend gjatë prej fitores së këngëtares më të re, Elsa Lila, e cila preku skenën e këtij edicioni me këngën “Pyes Lotin”, kompozuar nga Valentin Veizi, me tekst nga Enrieta Sina.

Sonte pas 26 vitesh, Elsa e ka risjellë këtë këngë në natën e 3 të "Festivalit të Këngës", ku këngëtarët pjesëmarrës performuan në skenë me artistë të njohur shqiptarë. Elsa performoi krah reperit të mirënjohur Capital T. Performanca e tyre solli të njëjtat emocione si herën e parë kur kënga u këndua nga Elsa teksa u duartrokit nga të gjithë.
Elsa u rikthye në 'Festivalin e Këngës në RTSH' pas 15 vitesh. Në 2007-n, ajo dhe Pirro Çako kënduan “Diferenca je ti” si këngë përshëndetëse në “Festivalin e Këngës” atë vit. Këtë herë ajo u rikthye si konkurrente me “Evita”.
Kjo këngë e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, i dedikohet të bijës e cila ishte mbrëmjen e djeshme në 'Pallatin e Koncerteve' për të mbështetur të ëmën. Kënga u prit mirë nga publiku, ndonëse një pjesë nuk e kuptoi tekstin.
