Albina dhe Familja Kelmendi çon Shqipërinë në Eurovision, merr votat maksimale të publikut

Nga Class 23 December 2022

Albina dhe Familja Kelmendi çon Shqipërinë në Eurovision,

Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Albina dhe Familja Kelmendi çon Shqipërinë në Eurovision,

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. 

Elsa Lila ishte fituese e çmimit të parë të “Festivalit të Këngës”, çmim që u dha nga juria profesioniste; Albina me këngën “Duje” mori çmimin e dytë; ndërsa të tretët u renditën 2 Farm me këngën “Atomike”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon