Nëse po mendoni që në 2023 të përjetësoni miqësinë tuaj në një tatuazh një ide shumë e mirë na vjen nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz.

Dy mikeshat tanimë kanë një lidhje të përhershme. Dyshja (së bashku me bashkëshortin e Peltz-it, Brooklyn Beckham) festuan natën e Vitit të Ri bashkë në Meksikë ku dhe bënë tatuazhe matchy-matchy si shenjë e miqësisë së tyre: fjalën "engjëll" (angel) të shkruar në parakrahët e tyre me një font elegant.

Dy vajzat e thërrasin dhe konsiderojnë njëra-tjetrën si engjëj mbrojtës.


Tatuazhet i zbuloi artistja në mediat sociale dhe mund ta "kopjoni" edhe ju me mikeshën tuaj.

Një ide elegante, minimaliste dhe domethënëse.