Elon Musk theu një rekord Guinness, por nuk mund të jetë i lumtur për këtë

Nga Class 12 January 2023

Elon Musk theu një rekord Guinness, por nuk mund të jetë i lumtur

Është zyrtare. Elon Musk ka thyer rekordin botëror për "humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori", sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Musk ka humbur afërsisht 182 miliardë dollarë që nga nëntori 2021, duke bërë që pasuria e tij neto të bjerë nga 320 miliardë dollarë në 2021 në 138 miliardë dollarë në janar 2023 - humbja më e rëndësishme financiare në historinë njerëzore.

Humbjet e rënda të Musk ishin kryesisht për shkak të rënies së madhe të aksioneve të Tesla-s, të cilat humbën rreth 65% të vlerës së tyre në 2022. Blerja e Twitter për rreth 44 miliardë dollarë gjithashtu nuk ndihmoi në përmirësim.

Mos u trishto për Elon Musk :p

Pavarësisht rekordit të ri të zymtë, Musk "nuk do të vuaj nga uria", shkroi Guinness në blogun e tij.

Musk mbetet njeriu i dytë më i pasur në botë, duke mposhtur njerëz të famshëm si Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffett.

Dhe kompania e tij Tesla është ende kompania më e vlefshme e makinave në botë, me vlerë 100 miliardë dollarë më shumë se konkurrenti i saj më i afërt, Toyota.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon