Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese për të gjithë ka ndodhur së fundmi në "Big Brother VIP Kosova".

Lugati, emri i vërtetë i të cilit është Gjon Karrica ka ka pasur një sulm të rëndë epileptik dhe i është dashur të lëjë shtëpinë në orët e para të mëngjesit.

Ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerr gjuhen pas sulmit epileptik që pësoi dhe më pas është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Produksioni ka njoftuar se ai është në gjendje stabël.

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabël Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.” -ka njoftuar Klan Kosova.