Zarfi i zi në 'Big Brother VIP', ja kush u dënua dhe pse

Nga Class• 24 January 2023

Zarfi i zi në 'Big Brother VIP', ja kush u dënua dhe pse
Xhonatan Islami u bë pjesë e "Big Brother VIP" të shtunën e kaluar. Mirëpo, po atë natë ai komunikoi me Oltën me kode dhe i dha mesazhe të fshehura.

Ditën e sotme në shtëpi mbërriti një zarf i zi pikërisht për këtë arsye. Në përmbajatje të zarfit thuhej se Xhonatani ka thyer një nga rregullat kryesore duke dhënë informacione dhe sinjale nga jashtë lidhur me lojën.

Për këtë arsye, "Big Brother" ka marrë si vendim se nga sonte ai do jetë automatikisht në nominim.

"Ishte thjesht mendimi im, por e respektoj vendimin. Gjërat që thashë nuk i mendova se do jenë sinjale për Oltën."- tha Xhonatani lidhur me vendimin.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon