Shakira dhe Gerard Piques prej muajsh janë kthyer në kryefjalë të mediave- nga divorci i papritur, te zërat për tradhti, lidhja e re e ish-fitbollistit dhe 'lufta e ftohtë' mes tyre.
Ditët e fundit në mediat sociale është bërë virale një video e vjetër në të cilën shihet nëna e Pique duke bërë një gjest aspak të këndshmes ndaj ish-nuses së saj, e cila është kritikuar shumë. Ka pasur raportime të shumta që mes tyre nuk ka pasur marrëdhënie të mirë, e duket se kjo video e vërteton më së miri këtë.
Shakira dhe Montserrat Bernabeut shihen të dyja duke folur pranë Piques dhe në një moment të bisedës, ish-vjehrra i shtrëngon Shakiras faqen e majtë dhe më pas i bën shenjë që të heshtë.
Reagimi i Shakiras nuk mund të shihet pasi ajo ishte me shpinë nga kamera.
Ndërkohë jo pak vëmendje ka marrë edhe Pique i cili nuk i kushton rëndësi asaj që po ndodh dhe flet me një njeri që është gjithashtu në prapaskenë.