'Uroj mos të puthen!' Mikesha e Kiarës sqaron deklaratën e bujshme për të dhe Luizin

Nga Class• 27 January 2023

'Uroj mos të puthen!' Mikesha e Kiarës sqaron

Ditët e fundit ka qenë kudo në rrjet një deklaratë e mikeshës së Kiarës, Liesa Haxhiasllani, për lidhjen e saj me Luizin.

Ajo tha në një intervistë në "E Diell" se e sheh Luizin si mik të Kiarës, dhe jo si partner, duke u shprehur se shpreson që mes tyre mos të ketë asnjë puthje.

Kjo shkaktoi reagime të ndryshme në rrjet dhe Liesa është detyruar të sqarojë deklaratën e saj. Ajo tha se është keqinterpretuar dhe se emisioni ishte regjistruar para disa kohësh. Liesa u shpreh se deklarata kishte të bënte me lojën dhe jo ndjenjat mes dyshes.

"U pyeta se çfarë mendoj për puthjen dhe në atë pikë të lojës thash uroj që mos të ndodhë. E kanë keqinterpretuar dhe kanë thënë se "Mikesha e Kiarës thotë se uron që puthja mos të ndodhë kurrë", gjë që unë nuk e kam thënë. Se puthet apo jo Kiara është pjesë e saj dhe Luizit. Ne jemi thjesht miqtë e Kiarës që shohim lojën e saj dhe komentojmë lojën e Kiarës, Luizit, gjithë banorëve. Te pjesët intime të romancës e dinë ata, ne thjesht japim disa komente. Po të hapim telefonin tim tani kemi luftë komentesh. Unë mendoja se në atë pikë të lojës po të ndodhte puthja do mbaronte loja, do ikte interesi."- tha Liesa në "Breaking".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon